Page 99 - tik-5
P. 99
T IK 5
Rregullat e sjelljes në internet
Netiquette
Sillu me të tjerët ashtu siç do të doje të
silleshin ata me ty.
Interneti, ashtu si dhe bota në të cilën
jetojmë, ka disa rregulla që çdo përdorues
duhet t’i zbatojë. Në jetën e përditshme,
vjedhja është një vepër që dënohet me ligj.
E njëjta gjë ndodh edhe në internet, kur një
person i vjedh dikujt të dhënat personale
apo informacione të rëndësishme. Për t’i
shmangur sa më shumë këto probleme,
specialistë të fushës kanë hartuar grupin e
rregullave të sjelljes në internet, i cili quhet
Netiquette.
Disa prej këtyre rregullave janë:
1. Zbatoni rregullat e drejtshkrimit kur shkëmbeni informacione në internet,
në mënyrë që të tjerët t’ju kuptojnë sa më mirë.
2. Mos përdorni fjalë fyese gjatë komunikimit në internet.
3. Mos publikoni të dhëna apo fotografi të shokëve pa lejen e tyre.
4. Kur luani online, përpiquni të ruani qetësinë dhe të jeni të sjellshëm edhe
në rast se e humbisni lojën.
Provo veten
1. Gjatë kohës që lundron në internet, mund të të shfaqet në ekran një faqe
web që të bën të ndihesh keq. Si duhet të veprosh në këtë rast?
Qarko përgjigjet e duhura.
a) Kërkon informacion më të hollësishëm për këtë faqe.
b) U tregon menjëherë prindërve ose pjesëtarëve të tjerë të familjes.
c) E mbyll në çast faqen web.
2. Përse shërbejnë rregullat e Netiquette-s? Shkruaj tri prej tyre.
99