Page 97 - tik-5
P. 97

T IK 5


                                      5.2
                                      5.2 Rrjetet sociale Rrjetet sociale





                Nxënësi/ja:

                     kupton si funksionon një rrjet social;

                     njihet me mënyrat që ndihmojnë për mbrojtjen e të dhënave
                     personale në rrjetet e ndryshme sociale.




                Siri, motra ime, Bora, është anëtare e klubit të basketbollit të shkollës,
                i cili ka edhe një profil të vetin në Facebook. Aty, pjesëtarët e klubit
                publikojnë informacione të ndryshme rreth muzikës, sportit, si dhe
                fotografi të aktiviteteve sportive që zhvillojnë. Një ditë, Bora pa
                fotografinë e saj të publikuar në një faqe tjetër web, pa dijeninë e saj.
                Si është e mundur, Siri?

                                              Për fat të keq, raste të tilla ndodhin shpesh. Më poshtë
                                              do të mësojmë si të mbrojmë privatësinë tonë në rrjetet
                                              sociale.


















                                                                    Fjalë kyçe:

                                                                   rrjet social, të dhëna
                                                                   personale, Nettiquette



            Rrjete  sociale  si Facebook,  Instagram, SnapChat etj.,  janë  hapësira  virtuale
            ku, falë internetit, mund të ndash me miqtë informacione, fotografi, filmime,
            lojëra etj. Rrjetet sociale përfaqësojnë një formë të rëndësishme komunikimi

            me shokët dhe të afërmit.
            Çdo përdorues mund të krijojë në rrjete sociale një profil të vetin, të cilin e
            plotëson me të dhënat  personale,  si fotografi, përshkrime rreth  librave,

            sportit, muzikës që i pëlqen etj. Nëpërmjet rrjeteve sociale, njerëzit publikojnë
            fotografi, video, informacione të ndryshme, si dhe shprehin mendimet e tyre

                                                                                                           97
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102