Page 100 - tik-5
P. 100
5
5.3
5.3 Kujdesi gjatë lundrimit në internetKujdesi gjatë lundrimit në internet
Nxënësi/ja:
njeh rregullat e krijimit të një profili të sigurt;
mëson si të mbrojë kompjuterin nga viruset.
Siri, kushërira ime Me sa duket, kushërira jote
ka hapur një profil të sajin në Facebook. nuk njeh rregullat që ndiqen për krijimin
Ajo më tregoi që i kishte publikuar aty e një profili të sigurt në një rrjet social.
të gjitha të dhënat personale, por nuk Disa prej tyre janë renditur
është e sigurt nëse ka vepruar mirë. në këtë mësim.
Si mendon ti, Siri?
Fjalë kyçe:
profil, password, virus
kompjuterik
Të dhënat personale dhe fjalëkalimi
Faqet web janë të shumta, po kështu edhe mundësitë e përdoruesve për t’u
bërë pjesë e tyre duke krijuar një profil të vetin. Për krijimin e profilit nevojiten
disa të dhëna personale, ndaj gjatë publikimit të tyre çdo përdorues duhet të
tregohet i kujdesshëm dhe i matur.
Një profil i sigurt përmban:
1. Emrin në formë të shkurtuar, p.sh.: Mira (Ermira).
2. Adresa e e-mail-it duhet të jetë në trajtën: mira@gmail.com,
mira@hotmail.com, mira@yahoo.com etj.
3. Password-i (fjalëkalimi) nuk duhet të përmbajë emrin e përdoruesit;
duhet të jetë i thjeshtë për t’u mbajtur mend dhe i vështirë për t’u gjetur
nga të tjerët.
100