Page 102 - tik-5
P. 102

5


           Ja cilat janë disa prej këtyre viruseve:

                       Worms (krimbi kompjuterik) -> programe kompjuterike që mund të
                       kopjojnë, dëmtojnë apo fshijnë të dhënat.
                       Trojan horse (kali i Trojës) -> një program që mund të duket i dobishëm

                       për të kryer një funksion të caktuar, por që në fakt, arrin të vjedhë të
                       dhënat personale të përdoruesit dhe t’ia kalojë ato dikujt tjetër.

                       Spyware (spiune)  ->  programe  që vëzhgojnë dhe regjistrojnë në
                       mënyrë të fshehtë informacionet rreth përdoruesit dhe ua dërgojnë
                       ato personave të interesuar.


           Si ta mbroni kompjuterin nga viruset

               1.  Mbani të aktivizuar (turn on) internet firewall (murin e zjarrtë mbrojtës
                   të internetit).
               2.  Kontrolloni  gjithmonë  burimin  e  download-imit  (shkarkimeve)  nga
                   interneti.

               3.  Instaloni programe që mbrojnë kompjuterin nga viruset. Programe të
                   tilla quhen antivirus.
               4.  Përditësoni gjithmonë programin antivirus.



                                     Lojërat e ndryshme apo faqet ku publikohen këngët
                                     tuaja të preferuara, mund të kenë viruse. Ndaj, përpara

                       K  uj  d  e s!  se të luani apo të shkarkoni një këngë në kompjuter,
                                     duhet të pyesni prindërit ose mësuesin/en tuaj.








                   Provo veten



            1.   Shkruaj disa rregulla që duhet të zbatohen gjatë krijimit të profilit në një
                rrjet social.

















         102
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106