Page 98 - tik-5
P. 98
5
rreth një dukurie apo çështjeje të
caktuar. Në këtë mënyrë, ata mund të
komunikojnë në çdo kohë me njëri-
tjetrin dhe të njihen me gjithçka që
ndodh përreth.
Sidoqoftë, gjatë përdorimit të rrjeteve
sociale, njerëzit mund të përballen me
situata të pakëndshme, që cenojnë
privatësinë e tyre. Për të shmangur këto
probleme dhe për të pasur një profil sa
më të sigurt, këshillohet zbatimi i disa
rregullave të rëndësishme, me të cilat do të njihemi më poshtë:
1. Nuk duhet të publikojmë asnjëherë të dhënat personale, si: adresa e
shtëpisë, numri i telefonit etj.
2. Duhet të tregohemi të matur përpara se të komentojmë idenë,
informacionin apo fotografinë e dikujt, pasi mund ta lëndojmë ose ta
fyejmë atë.
3. Duhet të bëjmë kujdes me fotografitë personale ose familjare, sepse
mund të ketë persona që i shfrytëzojnë ato për qëllime keqdashëse.
4. Profili ynë duhet të jetë i hapur vetëm për familjarët apo njerëzit që
njohim nga afër.
5. Në rast ngacmimesh apo kërcënimesh nga persona të papërgjegjshëm,
bllokojmë profilet e tyre. Në këtë mënyrë, ata nuk do të mund të shohin
profilin tonë dhe as të na shkruajnë.
A e dini se...
Kompani të ndryshme kanë krijuar rrjete sociale
të përshtatshme për fëmijët. Ato janë hartuar në përputhje
me botëkuptimin dhe moshën e tyre. Disa nga rrjetet sociale për fëmijë
janë: KidzVuz, WhatsWhat.me, ScuttlePad. Nëpërmjet tyre, fëmijët mund të
komunikojnë lirshëm me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, ata mbrohen nga rreziqet
që paraqesin rrjetet sociale për të rritur, si: Facebook, Instagram etj.
98