Page 95 - tik-5
P. 95

T IK 5


                5.1
                5.1 Komunikimi i sigurt në internet Komunikimi i sigurt në internet




                Nxënësi/ja:

                     mëson të shmangë problemet dhe situatat e rrezikshme që mund të
                     krijohen gjatë përdorimit të internetit;

                     ruan privatësinë e të dhënave personale gjatë kohës që lundron ose
                     komunikon në internet.


                       Dje, kur po flisja                                     Interneti nuk është
              në internet me Borën, shoqen time,                      shumë i sigurt, ndaj duhet të bësh
            më erdhi një e-mail nga një person që                       kujdes gjatë kohës që lundron
              nuk e njoh. Si ka mundësi që ai e di                         ose komunikon me miqtë.
                   adresën time të e-mail-it?
















                                                                                Fjalë kyçe:

                                                                               Cyberbullying, rrjet
                                                                               social, Spam


            Problemet dhe rreziqet e internetit

            Interneti është një mjet i rëndësishëm, pasi përveç marrjes së informacionit dhe

            komunikimit, na jep mundësinë të argëtohemi. Ndonjëherë, ai mund të jetë
            shumë i rrezikshëm dhe i dëmshëm. Gjatë kohës që lundrojmë ose komunikojmë
            në internet, mund të përballemi me probleme ose situata të pakëndshme.


            Llojet e kërcënimeve gjatë lundrimit në internet

                        Predators: persona që përdorin internetin për të mashtruar fëmijët,
                        me qëllim arritjen e synimeve të tyre keqdashëse.

                        Shkelja e privatësisë: Shkëmbimi i videove apo file-ve të ndryshme
                        me persona të panjohur mund të jetë i rrezikshëm, pasi nëpërmjet
                        tyre mund t’ju vjedhin të dhënat personale ose të shkarkojnë viruse
                        në kompjuterin tuaj.


                                                                                                           95
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100