Page 90 - tik-5
P. 90
4
Disa website që mundësojnë komunikimin nëpërmjet postës elektronike janë:
Google, Hotmail, Gmail, Yahoo.
Nëse dëshirojmë të dërgojmë apo të marrim e-mail-e nga miqtë ose të afërmit
tanë, duhet të krijojmë një adresë e-mail-i të llojit User@host.
User (përdorues) -> emri me të cilin duam të identifikohemi.
Host -> adresa në internet e vendit ku mund të hapim një llogari.
Disa adresa ku mund të hapim
një llogari janë: www.google.com,
www.gmail.com, www.hotmail.com,
www.yahoo.com.
Figura përbri paraqet një formular,
të cilin përdoruesi e plotëson
me të dhënat personale (emri,
mbiemri, data e lindjes, vendbanimi,
fjalëkalimi etj.), që nevojiten për
hapjen e llogarisë së tij në Google.
Transferimi i të dhënave
Nëpërmjet internetit, të dhënat e ndryshme (dokumente, skedarë, video,
fotografi etj.) mund të transferohen në çdo kohë në një adresë të caktuar web.
Kjo do të thotë që ato mund të ngarkohen (upload) dhe më pas të shkarkohen
(download) nga përdoruesi. Faqet web që mundësojnë këtë lloj shërbimi janë:
Dropbox, OneDrive, Google Drive,
WeTransfer, Hightail, Transporter,
iCloud.
Secila nga këto faqe web ofron
transferim të sigurt të të dhënave të
çdo përdoruesi.
Për t’i dërguar një e-mail shokut ose
shoqes, veprojmë në këtë mënyrë:
1. Hapim adresën ku kemi krijuar llogarinë e postës elektronike, p.sh.
www.gmail.com.
2. Në hapësirat e parashikuara vendosim adresën tonë (user@gmail.com)
dhe fjalëkalimin (password). Klikojmë login.
3. Pasi jemi futur në adresën tonë të e-mail-it, mund ta përdorim atë për t'i
dërguar një e-mail dikujt, duke klikuar në opsionin Compose.
90