Page 86 - tik-5
P. 86

4


           Për këtë na vjen në ndihmë përdorimi i disa lidhëzave ose shenjave, të cilat
           motori i kërkimit i njeh si operatorë.

           Për shembull:
           1.  Nëse gjatë kërkimit përdorim fjalë kyçe, do të na shfaqen ato faqe web që

               përmbajnë saktësisht fjalët kyçe që po kërkojmë, p.sh.: “art pamor”, “web
               server”, “kafshë të egra” etj.

           2.  Për të  eliminuar  nga  rezultatet  e kërkimit  fjalë apo shprehje të  veçanta,
               përdorim  shenjën  minus  (–),  p.sh.:  “Jaguar  –  makina”  do  të  shfaqte  të
               gjitha faqet web që përmbajnë fjalën jaguar, por jo faqet që përmbajnë
               informacion për makinat e markës Jaguar.

           3.  Përdorim “vs”  për të krahasuar  dy  fjalë kyçe, p.sh.: rice vs  spaghetti. Në
               këtë rast do të shfaqen të gjitha faqet web që përmbajnë informacione që
               krahasojnë këto dy lloje ushqimesh.

           4.  Mund të kërkojmë, duke përdorur disa fjalë kyçe njëkohësisht me anë të
               operatorit OR (ose), p.sh.: black chocolate OR white chocolate.


           Më poshtë përshkruhen hapat që ndiqen për kërkimin e një informacioni të
           caktuar në internet dhe për ruajtjen e tij në kompjuter:

               •  Hapim shfletuesin (browser-in), p.sh. Google Chrome.
               •  Klikojmë në shiritin e adresës (address bar).

               •  Shkruajmë adresën (URL) e faqes web që duam të hapim dhe shtypim
                   butonin Enter në tastierë.
               •  Selektojmë informacionin e gjetur.
               •  Shtypim njëkohësisht butonat CTRL dhe C në tastierë.
               •  Hapim një dokument Word dhe vendosim aty tekstin e kopjuar, duke

                   shtypur njëkohësisht CTRL dhe V në tastierë.
               •  Klikojmë Save për të ruajtur dokumentin në Word.





                  Provo veten



           1.  Si quhet procesi i krijimit të listës me fjalën apo frazën kyçe nga
               “merimanga”?


           2.   Gjej në internet informacion për të drejtat e fëmijëve, ruaje në Word,
               printoje dhe paraqite në klasë.




         86
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91