Page 84 - tik-5
P. 84

4


           Llojet e motorëve të kërkimit

           Disa nga motorët kryesorë të kërkimit në internet janë: Google, Yahoo, Bing,
           AOL,  Baidu  etj.  Pavarësisht  nga  mënyrat  e  ndryshme  të kërkimit, të  gjithë
           motorët kryejnë këto detyra bazë:

           1.   Kërkojnë në internet një informacion të caktuar (faqe web, figurë, video
               etj.), duke u bazuar në një ose disa fjalë kyçe të shkruara nga përdoruesi në
               dritaren e kërkimit.
           2.  Ruajnë në formën e një liste të gjitha rezultatet e kërkimit dhe adresat e

               faqeve përkatëse web. Në këtë listë, përdoruesi e ka më të lehtë që të gjejë
               fjalët ose kombinimet e fjalëve për të cilat është i interesuar.
               Në listën e rezultateve të kërkimit që shfaqet në ekran, përdoruesi zgjedh
               (klikon) informacionin ose faqen web që dëshiron (shih figurën).






           Në 0,30 sekonda janë
          gjetur 697,000 faqe që
          përmbajnë togfjalëshin e
          kërkuar.


           Lista e rezultateve të
          kërkimit që përmbajnë
          fjalën kyçe “ndotja e ajrit”.





           Krahas motorëve të kërkimit që përmendëm më lart, janë krijuar disa motorë
           specifikë,  të  cilët  mund  të  përdoren  kryesisht  nga  fëmijët.  Në  këtë  mënyrë,
           lundrimi i tyre në internet do të jetë më i sigurt.

           Kidtopia (https://www.kidtopia.info) është motori i kërkimit i krijuar posaçërisht
           për fëmijët.

           Kiddle (https://www.kiddle.co/) është një tjetër motor kërkimi i krijuar nga Google,
           i cili u mundëson fëmijëve kërkimin e imazheve, lojërave dhe faqeve web.





                 Provo veten



           Kërko  në  Kidtopia  informacion  për  problemet  e  mjedisit  në  vendbanimin
           tënd. Rendit në fletore hapat që ndoqe për realizimin e këtij ushtrimi.



         84
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89