Page 81 - tik-5
P. 81

T IK 5




             Google Chrome              Ky shfletues u krijua nga kompania Google dhe u përdor për
                                        herë të parë në 2 shtator 2008. Është shfletuesi më i përdorur
                                        sot në internet. E mbron përdoruesin nga sulmet kibernetike,
                                        si dhe gjatë punës me e-mail.


             Mozilla Firefox            Është një  shfletues i thjeshtë në përdorim,  si dhe  i sigurt
                                        për përdoruesin. Renditet i dyti pas Google Chrome, për sa i
                                        përket numrit të përdoruesve.

             Safari                     Ky shfletues është krijuar nga kompania Apple. Për herë të

                                        parë u përdor në janar të vitit 2003.




            Veçoritë e shfletuesve web

            -   Kompjuterat  komunikojnë  ndërmjet  tyre duke përdorur disa numra, të
                cilët quhen adresa IP (adresa interneti). Faqet web ruhen në kompjutera të

                veçantë, të quajtur server.
            -   Çdo faqe në Web i përket një adrese unike.
                Browser-i i kërkon web server-it të gjejë
                adresën e faqes web që duam të hapim.

                Adresa përbëhet nga një emër unik, që quhet                                 Mbani mend
                domain (Google, Hotmail, Facebook, Bing,
                Wikipedia etj.) dhe nga prapashtesa (.com,                           Domain është emri
                .edu, .gov etj.), e cila tregon se ç’lloj faqeje                     unik i faqes web.
                kemi hapur.                                                          Nuk ekzistojnë dy
                                                                                     faqe web me të
            -   Të  gjithë  motorët  e  kërkimit  kanë  një  faqe                    njëjtin domain.
                kryesore, e cila quhet Home Page. Kjo faqe
                ngarkohet  ose  hapet  sa  herë  që  klikojmë
                shfletuesin (browser-in).

            -   Nëpërmjet  shfletuesve mund  të kërkojmë, shkarkojmë (download)
                apo ngarkojmë  (upload) informacione, muzikë, filma, lojëra, programe

                kompjuterike, revista, gazeta etj.
            -   Të gjithë browser-at ruajnë historikun e faqeve web që kemi hapur më parë.
                Për të parë faqet e vizituara, shtypim njëkohësisht në tastierë CTRL +                    H.
                Këto faqe mund t’i ruajmë apo ripërdorim sa herë që duam.










                                                                                                           81
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86