Page 78 - tik-5
P. 78
4
4.1
4.1 Interneti Interneti
Nxënësi/ja:
njihet me internetin dhe faqet web.
Siri, unë e përdor Interneti
internetin për të folur me kushërirën është një rrjet i madh që mundëson
time, që jeton larg. Motra ime e madhe, Bora, lidhjen e një kompjuteri me shumë
komunikon me shokët dhe shoqet në rrjetin social kompjutera të tjerë, të cilët gjenden
Facebook. Prindërit dërgojnë e-mail-e ose paguajnë të shpërndarë në të gjithë
faturat online. Kam shumë dëshirë të mësoj botën.
si i bën të mundura interneti
të gjitha këto.
Fjalë kyçe:
internet, web
Një historik i shkurtër për internetin
Për herë të parë, interneti u përdor në tetor të vitit
1969, si një projekt i Departamentit të Mbrojtjes së
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i njohur me emrin
ARPANET. Me anë të këtij projekti u shkëmbyen
informacione mes Universitetit UCLA dhe Institutit
të Kërkimeve në Universitetin Stanford, ShBA.
Përdorimi i internetit
Interneti na krijon shumë mundësi në jetën e përditshme. Nëpërmjet tij:
• mund të dëgjojmë muzikë;
• mund të shohim filma vizatimorë, artistikë dhe dokumentarë shkencorë;
• mund të komunikojmë me shokët dhe të afërmit nëpërmjet programeve
të ndryshme kompjuterike;
78