Page 82 - tik-5
P. 82
4
Prapashtesa e domain-it të faqes përcakton edhe llojin e faqes. Në tabelën e
mëposhtme jepen prapashtesat e domain-eve kryesore.
Prapashtesa Lloji i faqes web
.com Commercial: përdoret për faqet me përmbajtje tregtare.
.org Organization: përdoret për faqet e organizatave të ndryshme.
.edu Education: përdoret për faqet e universiteteve, shkollave etj.
.gov Government: përdoret për të gjitha faqet qeveritare.
.info Information: përdoret për faqet informative.
A e dini se...
Shfletuesi i parë web u krijua në vitin 1990 dhe u dha njerëzve mundësinë
për të parë faqet e internetit. Në fillim, përdorimi i internetit kërkonte
njohuri të mira në fushën e teknologjisë së informacionit, prandaj numri
i përdoruesve ishte i kufizuar. Sot, interneti përdoret gjerësisht në mbarë
botën. Pa shfletuesit web, përdorimi i internetit do të ishte i pamundur.
Provo veten
1. a) Çfarë është një Web browser?
b) Përse shërben ai?
2. Përshkruaj çfarë tregon secila nga prapashtesat e mëposhtme.
.com
.edu
.gov
82