Page 83 - tik-5
P. 83
T IK 5
4.3 Motorët e kërkimit Motorët e kërkimit
4.3
Nxënësi/ja:
njeh dhe përdor motorët e kërkimit;
kupton rolin e motorëve të kërkimit në gjetjen e faqeve të caktuara
web.
Siri, Këtë e bëjnë
si të veproj për të kërkuar të mundur motorët e kërkimit,
në internet një informacion për të cilët flet edhe mësimi i
mbi ndotjen e mjedisit? mëposhtëm.
Fjalë kyçe:
motor kërkimi,
Google, Yahoo, Bing
Për çfarë shërben motori i kërkimit?
Dimë se interneti është një burim
informacioni mjaft i rëndësishëm.
Shërbimet që ai mundëson për gjetjen e
informacionit janë të shumta, megjithatë
jo gjithmonë arrijmë të sigurojmë të
dhënat e duhura rreth temës që na
intereson. Kjo tregon se kërkimi në
internet nuk është përherë i lehtë,
sepse në qoftë se nuk e dimë adresën e saktë të faqes web, s’mund ta gjejmë
informacionin që kërkojmë. Në këtë rast na vjen në ndihmë motori i kërkimit,
i cili është një program që shërben për të kërkuar informacione në Web. Për
shembull, nëse duam të gjejmë të dhëna rreth gatimeve tradicionale shqiptare,
shkruajmë një ose disa fjalë kyçe në dritaren Search të motorit të kërkimit.
83