Page 87 - tik-5
P. 87
T IK 5
4.5 Ruajtja e faqeve Ruajtja e faqeve webweb
4.5
Nxënësi/ja:
kërkon dhe përzgjedh informacionin në internet;
ruan adresat e faqeve web, për të cilat është i/e interesuar.
Siri, dje kërkova Është shumë e thjeshtë,
në internet informacion për historinë Mira. Mjafton të ndjekësh
e vendit tonë. Gjeta një faqe web me vëmendje hapat
që përmbante të dhëna shumë që do të përshkruaj më poshtë.
interesante, por nuk dija si ta ruaja
në kompjuter.
Fjalë kyçe:
Bookmarks,
Web browser
Kur kërkojmë informacion në internet, mund të hapim shumë faqe dhe
t’i mbyllim ato sërish. Nëse duam t’i rikthehemi një faqeje web pasi e kemi
mbyllur, atëherë mënyra më e mirë për ta ruajtur është zgjedhja e saj si faqe
e parapëlqyer. Për këtë mund të përdorim opsionin Bookmarks, i cili bën të
mundur ruajtjen e adresës së kësaj faqeje në Web browser. Adresat e faqeve
web që ruhen në Bookmarks, shfletuesi web i grupon në trajtën e një liste.
Për të zgjedhur dhe ruajtur një faqe web veprojmë në këtë mënyrë:
1. Hapim faqen e motorit të kërkimit që do të përdorim për të
kërkuar informacionin, p.sh.
2. Shkruajmë fjalët kyçe në dritaren e kërkimit.
87