Page 85 - tik-5
P. 85
T IK 5
4.4
4.4 Mënyrat e kërkimit në internet Mënyrat e kërkimit në internet
Nxënësi/ja:
kupton që motorët e kërkimit i renditin faqet web sipas disa kritereve;
njeh mënyrat e kërkimit në internet.
Zakonisht, zgjidhet
Siri, faqja web që është lexuar më shumë.
sot kërkova në internet informacion Megjithatë, ti mund të hapësh disa prej
për informatikën dhe m’u shfaq një tyre dhe të zgjedhësh informacionet
numër shumë i madh rezultatesh. që të duken më të besueshme.
Nuk dija çfarë të zgjidhja.
Fjalë kyçe:
spider, web crawling
Për të gjetur informacione në qindra miliona faqe web-i që ekzistojnë, një
motor kërkimi përdor programe speciale, të quajtura spiders (merimanga).
Këto programe krijojnë listën e rezultateve që gjenden në një faqe. Procesi
i krijimit të listës me fjalën apo frazën kyçe nga “merimanga” quhet gërmim
ose web crawling. Ajo e nis kërkimin nga faqet që janë klikuar më shumë. Të
dhënat që vijnë si rezultat i këtij kërkimi, shfaqen në formën e faqeve web nga
motorët e kërkimit.
Problemi kryesor i këtyre faqeve është se janë shumë të tilla. Për shembull, në
kërkimin që bëri Mira për fjalën “informatikë”, gjeti 2 160 000 faqe web që e
përmbajnë atë. Një numër kaq i madh faqesh kërkon shumë kohë për t’i parë
të gjitha, ndaj këshillohet që kërkimi të mos bëhet vetëm me një fjalë, por të
specifikohet sa më mirë.
85