Page 93 - tik-5
P. 93

T IK 5




                  c)  Përshkruaj  hapat  që  ndiqen për kërkimin e një informacioni  në
                      internet dhe për ruajtjen e tij në kompjuter.



              5.  Përpiqu  t’u  japësh  zgjidhje  situatave  problemore  të  dhëna  më
                  poshtë.

                  a)  Nëna dëshiron të blejë libra në internet, por nuk di në cilën faqe të
                      hyjë.
                      i.   Çfarë hapash duhet të ndjekë ajo për të gjetur adresën e duhur të

                          faqes web?


                      ii.   Cilat janë fjalët kyçe që duhet të përdorë?

                  b)  Jona  është  nxënëse  e  klasës  së  pestë.  Shpesh  ajo  hyn  në  faqen  e

                      internetit  të shkollës,  për t’u  njohur  me  aktivitetet  e ndryshme që
                      organizohen atje.
                      i.  Si vepron Jona për të
                      hyrë në faqen e shkollës?

                      ii.   Si vepron ajo për të
                      kërkuar informacionin që i
                      nevojitet?

                  c)  Trego pjesët përbërëse
                      të faqes së e-mail-it të
                      paraqitur në figurë dhe
                      shpjego përse shërbejnë ato.

              Punë praktike


              Andit i pëlqen shumë basketbolli. Ai dëshiron të marrë sa më shumë
              informacion rreth kësaj loje (për origjinën e saj, rregullat, lojtarët më të
              njohur etj.).

              Ndihmoje Andin të hyjë e të ruajë faqen e duhur web, duke i përshkruar
              hapat që duhet të ndjekë.




               Diskuto:  A do të merrte Andi të njëjtin informacion, po të kërkonte fjalën
                          basketboll në anglisht?



                                                                                                           93
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98