Page 96 - tik-5
P. 96
5
Cyberbullying: Gjatë komunikimit në internet, fëmijët mund të përballen
me ngacmime apo kërcënime nga persona të papërgjegjshëm. Situata
të tilla mund të krijohen nëpërmjet e-mail-eve, videove, mesazheve të
dërguara nëpërmjet telefonit celular apo kompjuterit. Kjo dukuri njihet
si cyberbullying (bullizmi në internet).
Faqe me përmbajtje të papërshtatshme: Në internet ekzistojnë
website me informacione (fotografi, tekst, video etj.) të papërshtatshme
për fëmijët. Për këtë arsye, ata duhet të hyjnë vetëm në faqet që janë të
lejueshme për moshën e tyre.
Cenimi i sigurisë personale
Spam: mesazhe që dërgohen nga adresa të panjohura, qëllimi i të cilave
është reklamimi, vjedhja e të dhënave personale, përhapja e viruseve
kompjuterike etj.
Mashtrimet elektronike (phishing): mesazhe elektronike që kanë për
qëllim vjedhjen e identitetit të përdoruesit.
Vjedhja e identitetit ndodh kur persona të panjohur vjedhin
informacionet personale, me qëllim që t’i përdorin për të krijuar llogari
apo profile të tjera në internet, për të blerë apo marrë me qira një objekt
në emrin e përdoruesit etj.
Si të lundroni të sigurt në internet
a) Para se të lundroni në një website të ri ose të zbaviteni me një lojë të re,
pyesni prindërit ose mësuesin/en.
b) Lundroni vetëm në website-t që ju lejojnë prindërit ose mësuesi/ja.
c) Zbatoni rregullat e mirësjelljes edhe gjatë komunikimit në internet.
d) Të dhënat personale mund t’ua tregoni vetëm të afërmve dhe shokëve
të ngushtë.
e) Nëse dikush ju fyen apo ju dërgon fotografi ose informacione të
papërshtatshme për moshën, tregojuni prindërve.
Provo veten
1. Shkruaj dy rregulla që duhet të zbatosh gjatë lundrimit në internet.
96