Page 104 - tik-5
P. 104

5




             Ina po bisedon në internet me Albën, një shoqe të cilën e ka njohur gjatë
             verës në bregdet. Alba i dërgon Inës një fotografi ku ka dalë me shoqet e
             klasës dhe i kërkon që t’i dërgojë edhe ajo një fotografi të sajën.

             Çfarë duhet të bëjë Ina? Argumento përgjigjen.












             Rezarti po bisedon online me Arditin, një shok që e ka njohur në internet.
             Ai i tregon Arditit për një projekt që duhet të bëjë në lëndën e Historisë.
             Arditi i kërkon numrin e telefonit dhe adresën e shtëpisë, me qëllim që të

             vijë për ta ndihmuar.
             A duhet t’ia japë Rezarti numrin e telefonit dhe adresën e shtëpisë

             shokut të tij? Pse?












             Drini po luante futboll online me shokun e tij të ngushtë, Besin. Pjesën
             e parë të lojës e fitoi Drini. Besi u mërzit shumë dhe doli nga loja pa e
             përshëndetur shokun.

             Si të duket veprimi i Besit? Argumento përgjigjen.





























         104
   99   100   101   102   103   104   105   106