Page 68 - tik-5
P. 68
3
3.5
3.5 Komanda të veçanta Komanda të veçanta
në MSW LogoMSW Logo
në
Nxënësi/ja:
njeh dhe përdor komandat setpencolor (setpc), setcolor (setc),
setscreencolor (setsc), RGB, setpensize.
Në programin MSW Logo
Siri, mund të vizatosh me ngjyra ose
dua të vizatoj një katror mund të ngjyrosësh fletën e punës
të kuq në MSW Logo, me anë të komandave setcolor,
por nuk di si të veproj. setpencolor dhe setscreencolor.
Fjalë kyçe:
setpencolor(setpc), setcolor
(setc), setscreencolor(setsc),
RGB, setpensize
Në programin Logo, ngjyra e lapsit me të cilin vizaton breshka, përcaktohet nga
komanda setpencolor (setpc). Nëpërmjet kësaj komande, ngjyrat e vizatimit
që do të krijojmë, i ndryshojmë sipas një modeli të caktuar, që në gjuhën e
kompjuterit njihet me emrin RGB. Secila nga këto germa tregon një ngjyrë
bazë:
• e kuqe – RED
• e gjelbër – GREEN
• blu – BLUE
Çdo pjesë përbërëse e komandës (RGB) përmban numrat 0-255. Këta numra
tregojnë intensitetin e secilës ngjyrë.
68