Page 70 - tik-5
P. 70
3
Ndryshimi i trashësisë së vijës
Në programin MSW Logo, ne mund të ndryshojmë trashësinë e vijës, duke
përdorur komandën Setpensize. Trashësia e vijës që vizatojmë, ndryshon
sipas numrit që shkruajmë në dritaren përkatëse. Ky numër i korrespondon
një numri të caktuar pixel-ash (një pixel është një pikë në ekran). Njësia më e
vogël e trashësisë së vijës është [1 1], ndërsa njësia më e madhe është 100. Për
të ndryshuar trashësinë e një lapsi të vizatuar në fletën e punës, shkruajmë
setpensize [n n], ku n është numri i pixel-ave. (Numri i pixel-ave shënohet dy
herë brenda kllapave katrore.)
Për shembull:
setpensize [1 1] fd 40
setpensize [3 3] fd 40
Provo veten
1. Plotëso fjalitë duke përdorur komandat e dhëna:
[1 1], setpc, setsc.
a) Komanda ____________ ndryshon ngjyrën e fletës së punës.
b) Kur shkruajmë ____________ [0 0 255], breshka vizaton një vijë me ngjyrë
blu.
c) ____________ është njësia më e vogël e trashësisë së vijës në MSW Logo.
2. Zbato në programin MSW Logo komandat e mëposhtme. Vizato me lapsa
me ngjyra figurën që krijohet.
setpc 8 fd 80 rt 144
setpc 14 fd 100 rt 144
setpc 1 fd 100 rt 144
setpc 12 fd 100 rt 144
setpc 3 fd 100 rt 144
70