Page 72 - tik-5
P. 72
3
Në dritaren që shfaqet, shkruajmë bllokun e
veprimeve ndërmjet fjalëve to dhe end, si më
poshtë:
to emri i procedurës
veprimi që kryen procedura
end
Procedurën që shkruam, e ruajmë duke klikuar File -> Save and Exit.
Mbyllim editorin dhe ekzekutojmë programin e krijuar me anë të
procedurës, duke shkruar emrin e saj në hapësirën e shkrimit të komandave
dhe e ekzekutojmë duke klikuar execute, si në figurë.
Rezultati do të ishte:
Supozojmë se duhet të ndërtojmë një shtëpi. Në fillim krijojmë procedurën
shtëpi, duke shkruar në editor kodin e mëposhtëm.
to shtepi
rt 90
repeat 4[fd 50 rt 90]
lt 60 fd 50 rt 120 fd 50 lt 150
end
Në fletën e punës, breshka vizaton shtëpinë si në figurë.
72