Page 71 - tik-5
P. 71

T IK 5


             3.6
             3.6 Programimi me anë të  Programimi me anë të MSW LogoMSW Logo





                Nxënësi/ja:

                     kupton që një program kompjuterik është një tërësi hapash, që i
                     tregon kompjuterit se çfarë të bëjë;

                     krijon një program nëpërmjet një procedure.




                Siri, në MSW Logo, breshka zbaton një komandë apo një bashkësi
                komandash. Po komanda apo programe të reja, a mund
                të krijojmë me anë të këtij programi?


                                              Po Mira, programimi me anë të MSW Logo realizohet
                                              duke u bazuar në disa “procedura”.


                Çfarë janë procedurat?










                                                                                          Mbani mend


                                                                                    Një komandë është
                                                                                    një udhëzim, të cilin
                                                  Fjalë kyçe:                       kompjuteri arrin

                                                 procedurë, programim,              ta kuptojë dhe ta
                                                 to, edall, end, execute            zbatojë. Zakonisht,
                                                                                    një kompjuter arrin

            Një  program  kompjuterik në  MSW  Logo është një                       të kuptojë komanda
            bashkësi procedurash që nevojiten për të realizuar një                  të thjeshta, të cilat
            qëllim të caktuar. Deri tani kemi udhëzuar breshkën për                 më pas, mund të
            veprimet që duhet të kryejë në fletën e punës, por me                   kombinohen për të
            anë të MSW Logo, ne gjithashtu mund të përcaktojmë                      formuar udhëzime
            edhe komanda të reja, t’i emërtojmë dhe t’i zbatojmë                    apo komanda më të
            ato. Për të krijuar një procedurë të re, fillimisht hapim               ndërlikuara, që në

            editorin, duke klikuar mbi butonin edall, që ndodhet                    MSW Logo quhen
            në grupin e komandave të kontrollit.                                    procedura.




                                                                                                           71
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76