Page 67 - tik-5
P. 67
T IK 5
Kur shkruajmë komandën pu, breshka lëviz, por nuk vizaton.
Nëse shkruajmë komandën pd, breshka lëviz duke vizatuar.
Komanda Veprimi
pu –> pen up Breshka lëviz, por nuk vizaton.
pd –> pen down Breshka lëviz, duke vizatuar një vijë.
Komanda arc na ndihmon të
vizatojmë një hark apo vijë të
lakuar me një kënd dhe rreze r
të caktuar.
Në komandën arc h r, h është
këndi i harkut dhe r është
rrezja e tij. Nëse në MSW Logo
shkruajmë arc 180 100, atëherë në
fletën e punës do të vizatohet:
Provo veten
1. Vizato në Logo një katror me gjatësi brinje 200 hapa, duke përdorur
komandën repeat.
2. a) Shkruaj në Logo komandat e mëposhtme:
arc 90 100
rt 180
arc 90 100
b) Vizato figurën që u shfaq në fletën e punës.
67