Page 65 - tik-5
P. 65
T IK 5
3.4
3.4 Përdorimi i komandës Përdorimi i komandës RepeatRepeat në në
MSW Logo
MSW Logo
Nxënësi/ja:
njeh dhe përdor komandën Repeat në programin Logo.
Siri,
kur vizatuam katrorin, përdorëm
katër herë të njëjtin grup komandash. Sigurisht, Mira.
A ka programi Logo një rrugë më Këtë e bën të mundur
të shkurtër, për të mos përsëritur komanda Repeat.
komandat?
Fjalë kyçe:
Repeat, pu, pd, arc
Kur duam të vizatojmë një katror me gjatësi brinje 100 hapa, shkruajmë në
dritaren e komandave: fd 100 rt 90 fd 100 rt 90 fd 100 rt 90 fd 100 rt 90.
Shohim që komandat fd 100 dhe rt 90 përsëriten 4 herë. Do të ishte shumë më
e thjeshtë nëse i kërkojmë kompjuterit t’i përsëritë këto komanda katër herë,
sesa t’i shkruajmë ato njëra pas tjetrës. Veprimi i përsëritjes së komandave në
Logo quhet Repeat.
Për të përsëritur katër herë dy komandat fd 100 dhe rt 90 shkruajmë:
Repeat 4 [fd 100 rt 90]
komanda numri i komandat që
e përsëritjes përsëritjeve përsëriten
65