Page 63 - tik-5
P. 63
T IK 5
Ndërtimi i trekëndëshit
Për të ndërtuar një trekëndësh, për shembull barabrinjës (me gjatësi brinje 100
hapa), duhet që, paraprakisht, të përcaktojmë këndin e kthimit të breshkës.
Meqenëse trekëndëshi është barabrinjës, të tria këndet e brendshme i ka të
barabarta, pra 60 . Këndi me të cilin breshka kthehet majtas, është kënd i
0
jashtëm. Vlera e tij është 180 - 60 = 120. Kështu, për të ndërtuar një trekëndësh
barabrinjës në MSW Logo, në dritaren e komandave shkruajmë:
fd 100
lt 120 këndi i kthimit
fd 100 të breshkës
lt 120
fd 100
lt 120
Në fletën e vizatimit do të shfaqet ky trekëndësh:
Ndërtimi i gjashtëkëndëshit
Për të ndërtuar një gjashtëkëndësh të rregullt, breshka
kryen një rrotullim të plotë prej 360 nga pozicioni fillestar.
0
Për vizatimin e gjashtëkëndëshit, breshkës i duhet të bëjë
6 lëvizje dhe një kënd kthimi prej 60 .
0
Për shembull: Nëse gjatësia e brinjës së gjashtëkëndëshit
është 80 hapa dhe këndi i kthimit 60 , komandat për ndërtimin e tij do të ishin:
0
fd 80 rt 60 fd 80 rt 60 fd 80 rt 60 fd 80 rt 60 fd 80 rt 60 fd 80 rt 60
Mesazhet e gabimit
Breshka (turtle) zbaton komandat që i japim, kur i tregojmë drejtimin e lëvizjes
dhe numrin e hapave që duhet të bëjë. Nëse komandat i shkruajmë gabim,
atëherë breshka nuk do të dijë si të veprojë dhe do të na njoftojë se ka diçka
që nuk shkon.
Nëse në dritaren e komandave shkruajmë:
fd 10 20 -> breshka do të bëjë 10 hapa, por nuk do të kuptojë numrin 20 dhe do
të shfaqë mesazhin “You don’t say what to do with 20” (ju nuk po më thoni se
çfarë duhet të bëj me numrin 20).
63