Page 58 - tik-5
P. 58

3


           Zona e komandave

           Zona e komandave është hapësira ku shkruhen komandat që do të zbatohen
           nga breshka. Kjo zonë përbëhet nga dy pjesë:

               a)  hapësira ku shkruajmë komandat që duhet të zbatojë breshka (kutiza
                   input);
               b)  hapësira ku shfaqen dhe ruhen të gjitha komandat (recall list) që i japim
                   breshkës për të zbatuar, pasi i kemi konfirmuar duke shtypur butonin
                   Execute ose Enter në tastierë. Recall list na ndihmon të shohim grup-

                   komandat  që  i  kemi  dhënë  breshkës,  si  dhe  të  përdorim  të  njëjtat
                   komanda sa herë që na nevojiten.

           Komandat e kontrollit

           Në të djathtë të dritares kryesore të punës së programit
           MSW Logo ndodhen komandat e kontrollit të veprimeve.

           Halt -> ndalon menjëherë lëvizjet e breshkës.
           Trace -> aktivizon “gjurmimin e lëvizjes”.

           Pause -> programi Logo ndalon përkohësisht veprimin
           dhe pret aktivizimin e komandës Continue.
           Status -> ky buton hap dritaren e gjendjes, e cila tregon
           të dhënat e programit apo vendndodhjen e trekëndëshit
           (breshkës).

           No Status -> mbyll dritaren e gjendjes së programit.
           Reset -> fshin vizatimin në fletën e punës dhe e dërgon

           breshkën në qendër të saj, pra në pozicionin fillestar.




                  Provo veten



           1.  a) Për çfarë shërben programi MSW Logo?


               b) Cilat janë pjesët kryesore të dritares së programit?

                  i.                                         ii.
           2.  Plotëso saktë fjalitë, duke përdorur fjalët: Execute, Reset, kutiza input.

               a)                     është kutiza ku shkruhen komandat.
               b) Butoni                      ekzekuton komandat e shkruara.

               c)  Për të fshirë vizatimet që kemi bërë në fletën e punës, përdorim butonin
                                     .

         58
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63