Page 56 - tik-5
P. 56
3
3.1
3.1 Njohja me programin Njohja me programin
MSW Logo
MSW Logo
Nxënësi/ja:
njihet me programin MSW Logo;
mëson komandat e Logo-s.
Mira, sot do të të Sa mirë!
mësoj disa komanda, me të cilat Të lutem, Siri,
mund të vizatojmë në kompjuter. më trego.
Për këtë do të përdorim programin
MSW Logo.
Fjalë kyçe:
Logo, turtle (breshka)
Microsoft Windows Logo është një program që punon
vetëm me anë të komandave. Një komandë është një udhëzim
i thjeshtë, të cilin kompjuteri mund ta kuptojë dhe zbatojë. Këto udhëzime të
thjeshta më pas kombinohen me njëra-tjetrën për të formuar udhëzime
më të ndërlikuara. Një sekuencë apo radhë e tillë komandash përbën
një program kompjuterik. Nëpërmjet tyre mund të vizatojmë figura, të
shkruajmë tekste apo të bëjmë veprime matematikore.
Në programin Logo veprohet me anë të një kursori, një “stilolapsi”,
që ka formën e një trekëndëshi, i cili quhet “turtle” ose breshka. A e dini se...
Logo është një gjuhë
programimi e krijuar në
Koka e breshkës, që tregon edhe
drejtimin e lëvizjes së saj. vitet 1970, nga Sejmur
Papërt (Seymour Papert),
ekspert në fushën
Bishti i breshkës e informatikës.
56