Page 57 - tik-5
P. 57
T IK 5
Pse është i rëndësishëm ky program?
1. Nëpërmjet tij mund të realizohen vizatime të ndryshme.
2. Zhvillon aftësitë programuese.
3. Përdoret në fushën e telekomunikacionit, multimedies dhe robotikës.
Breshka ose turtle vizaton vetëm nëse i japim komandat e sakta.
Ajo e zbaton me përpikmëri çdo komandë që i jepet.
Dritarja kryesore e MSW Logo
1. Për të hapur këtë program veprojmë si më poshtë: A e dini se...
• Klikojmë Start – All Programs. Fillimisht, turtle
• Zgjedhim Microsoft Windows Logo; shfaqet ka qenë një robot,
dritarja kryesore e këtij programi. që lëvizte me komandat
që i jepeshin nga
Dritarja kryesore programi Logo në
kompjuter.
Fleta e punës, pra
pjesa ku vizatojmë Breshka
Zona e
komandave
që zbaton
breshka
Hapësira ku Hapësira ku Butoni i ekzekutimit Butonat e komandave
shkruajmë komandat shfaqen komandat të komandave të kontrollit
Dritarja kryesore e programit MSW Logo ndahet në dy pjesë:
1. fleta e punës, ku shfaqet breshka (turtle);
2. dritarja e komandave.
Breshka qëndron në qendër dhe lëviz vetëm kur zbaton komandat që i japim.
Fusha e vizatimit
Fusha e vizatimit është hapësira ku vizatojmë me ndihmën e breshkës.
Trekëndëshi (breshka) qëndron në qendër të fushës dhe lëviz vetëm kur zbaton
komandat që i japim.
57