Page 66 - tik-5
P. 66

3


           Komanda  Repeat  mund  të  përdoret  e  shoqëruar  nga  një
           komandë tjetër Repeat. Në këtë rast kemi të bëjmë me një
           përsëritje të shumëfishtë (ose të ndërfutur) të komandës.

           Për shembull, nëse shkruajmë: repeat 4[repeat 4[fd 100 rt 90]
           rt 90], breshka (turtle) do të ndërtojë figurën përbri.


           Vizatimi i figurave gjeometrike nëpërmjet
           komandës Repeat


           Për të vizatuar një trekëndësh duke përdorur komandën Repeat, shkruajmë:

           repeat 3[ fd 100 lt 120].



























           Tani do të provojmë të vizatojmë një rreth.

           Për të vizatuar rrethin, breshka duhet të lëvizë 360 herë me nga 1 hap dhe të
           rrotullohet me 1 . Nëse në dritaren e komandave shkruajmë:
                              0
           repeat 360 [fd 1 rt 1], në fletën e punës do të shfaqet rrethi si në figurë.


























         66
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71