Page 22 - tik-5
P. 22

1

                   1.7
                   1.7 Ndërfaqja e përdoruesit dhe  Ndërfaqja e përdoruesit dhe

                                        elementet e sajet e saj
                                        element


              Nxënësi/ja:

                    njeh ndërfaqen grafike të përdoruesit;
                    mëson të kërkojë dokumente apo dosje nëpërmjet ndërfaqes grafike.


                       Babai im është                                          GUI është
                 inxhinier elektronik. Shpesh                    ndër programet e para që instalohen
        e dëgjoj të thotë se ne mund të punojmë në               në kompjuter. Ai lejon përdoruesin e
             kompjuter vetëm nëpërmjet GUI-t.                   kompjuterit të shohë dhe të përdorë të
                    Çfarë është GUI, Siri?                           dhënat e kompjuterit, të japë
                                                                             komanda etj.


                                                                            Fjalë kyçe:

                                                                           GUI, Windows Media
                                                                           Player, Makina llogaritëse
                                                                           (Calculator)




                         Kujtojmë së bashku
                         Kompjuteri përbëhet nga dy pjesë kryesore: Hardware dhe Software.
                         Programi bazë i kompjuterit është sistemi operativ, i cili kontrollon funksionet
                         kryesore të tij dhe mundëson komunikimin midis pjesëve Hardware dhe
                         Software. Disa sisteme operative janë: Windows, Mac OS, Unix/Linux etj.

           Sistemi operativ mundëson:
                  komunikimin  midis pajisjeve fizike të lidhura me kompjuterin (mausi,
                  tastiera, monitori, printeri etj.);

                  instalimin dhe përdorimin e programeve bazë, që ndoshta i njihni tashmë,
                  si p.sh.: Internet Explorer, lojëra të thjeshta etj., dhe programeve të tjera,
                  si: Word, Excel, PowerPoint, Google Chrome, Adobe Acrobat etj.;

                  krijimin dhe organizimin e dosjeve ose dokumenteve.

           Kuptimi i GUI-t

           Ndërfaqja grafike e përdoruesit ose GUI (Graphical User Interface) përbëhet
           nga një sërë elementesh, që u lejojnë përdoruesve të bashkëveprojnë me
           pajisjet elektronike nëpërmjet ikonave, dritareve (windows) e butonave. Për

           shembull, pjesë e GUI-t janë: shigjeta e vogël e mausit, me anë të së cilës
           klikojmë, ikonat e File-ave dhe Folder-ave, butonat e ndryshëm që gjejmë

         22
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27