Page 18 - tik-5
P. 18
1
Në të djathtë të taskbarit ndodhet Zona e
njoftimeve, e cila përmban ikona të vogla që japin
informacione në lidhje me gjendjen e programeve.
Në të djathtë të taskbarit ndodhen edhe butonat e volumit, datës dhe orës.
Si ta ndryshojmë pamjen e desktopit?
Për të ndryshuar pamjen e desktopit duhet të ndjekim
këta hapa:
1. Klikojmë me të djathtën e mausit në desktop dhe
më pas zgjedhim Personalize.
Më pas klikojmë komandën Desktop Background.
2. Zgjedhim pamjen te Choose your
desktop background.
Desktopi ndryshon menjëherë pamjen.
Provo veten
1. Cilat janë ikonat kryesore të desktopit?
2. Çfarë ndodh kur klikojmë në butonin Start?
3. Përshkruaj hapat që ndjekim për të ndryshuar pamjen e desktopit.
18