Page 17 - tik-5
P. 17

T IK 5



            Në pjesën e poshtme të desktopit gjendet një shirit i gjatë, i cili
            quhet taskbar (ose shiriti i detyrave, në shqip). Në të majtë të tij
            ndodhet butoni Start. Kur klikojmë butonin Start, në ekran shfaqet
            një listë, e cila quhet Start menu.

            Taskbar-i përmban butona me ikona, të cilat paraqesin programet që janë të
            hapura në sistem. Për shembull, nëse hapet programi Word, në taskbar shfaqet
            një buton, i cili i përket programit që është hapur.






            Ikonat kryesore që shfaqen në desktop, zakonisht përfaqësojnë një program,
            dokument, këngë, film etj. Për hapjen e tyre, mjafton të klikojmë dy herë mbi
            ikonën përkatëse.

            Disa nga ikonat që përdoren më shpesh janë: My Documents, My Computer,
            Network Places, Internet Explorer, Recycle Bin, Windows Media Player etj.




                                              My Computer
                                         mban të dhënat e

                                                kompjuterit




                     Network Places                        My Documents, ikonë me
             na tregon të dhënat e                           anë të së cilës mund të
                 rrjetit kompjuterik.                        hyjmë te dokumentet e
                                                              ruajtura në kompjuter.





                                                            Windows Media Player
                 Recycle Bin mban për                     Me anë të këtij programi
                një kohë të caktuar të                       mund të dëgjojmë ose
               dhënat që fshijmë nga                       të shikojmë këngët dhe
                             kompjuteri.                  filmat që kemi ruajtur në

                                                                           kompjuter.


                                             Internet Explorer
                                       Duke klikuar mbi këtë

                                     ikonë, mund të lidhemi
                                                me internetin.



                                                                                                           17
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22