Page 20 - tik-5
P. 20
1
File-t mund të printohen, ndryshohen apo edhe fshihen. Ato mund
t’i ruajmë në Folder-a (dosje kompjuterike). Një Folder mund të
mbajë një ose më shumë skedarë. Siç e shohim në figurë, ikona
e Folder-it ngjason me një dosje gjysmë të hapur, ku dallohen
edhe fletët. Çdo Folder ka emrin dhe përmbajtjen e vet. Brenda tij mund të
ruhen edhe Folder-a të tjerë.
Kur duam të krijojmë një Folder të ri, veprojmë si më poshtë:
Klikojmë me të djathtën e mausit mbi desktop dhe në listën që shfaqet,
zgjedhim komandën New →→ Folder.
Për të kopjuar, zhvendosur apo fshirë një File ose
Folder, klikojmë mbi të dhe në listën që shfaqet
zgjedhim:
komandën Cut, për të zhvendosur dosjen ose
skedarin;
komandën Copy, për ta kopjuar;
komandën Delete, për të fshirë dosjen ose
skedarin.
20