Page 15 - tik-5
P. 15
T IK 5
Pajisjet që shfaqin rezultatin e përpunimit të informacionit quhen pajisje
dalëse ose output. Pajisjet dalëse të kompjuterit janë:
Mbani mend
Përpunimi i të
Monitori Kufjet
dhënave në
kompjuter kryhet
nga njësia e
përpunimit të
Printeri Bokset informacionit, CPU.
Procesi i hyrje-daljes së informacionit në kompjuter ngjason me
procesin e shtrydhjes së portokallit. Për përftimin e lëngut të portokallit
na nevojiten: portokallet (të dhënat hyrëse), makina shtrydhëse (njësia
e përpunimit) dhe gota ku do të hedhim lëngun (pajisja dalëse).
Pra, procesi i hyrje-daljes së informacionit në kompjuter bëhet
në këtë mënyrë:
Futim të dhënat në kompjuter. Kompjuteri i përpunon dhe na
jep rezultatin (output).
INPUT
Ky proces kryhet nëpërmjet komandave dhe udhëzimeve që
japim.
Provo veten
1. Shëno ✔ për pajisjet hyrëse dhe ✘ për pajisjet dalëse.
Pajisja Hyrëse Dalëse
Tastiera
Ekrani
Mausi
Mikrofoni
Kufjet
Printeri
15