Page 13 - tik-5
P. 13
T IK 5
Motherboard-i (skeda mëmë) është një ndër pjesët
kryesore të sistemit kompjuterik, e cila lidh ndërmjet
tyre shumë nga elementet kryesore të kompjuterit,
siç janë: procesori, kujtesa, lidhësit për pajisjet hyrëse
dhe dalëse etj.
CPU-ja (Central Processing Unit),
e njohur ndryshe si truri i kompjuterit, gjendet
brenda kasës së kompjuterit, në Motherboard,
dhe detyra kryesore e saj është përpunimi i të
dhënave.
A e dini se...
Memoria RAM është pjesa përgjegjëse për mbajtjen në Në ditët e sotme,
kujtesën e përkohshme të programeve, të të dhënave CPU-ja arrin të kryejë
dhe informacionit gjatë kohës që punojmë në kompjuter. miliona veprime në
HDD (Hard Disc Drive) e quajtur ndryshe memoria e sekondë.
përhershme e kompjuterit, shërben për ruajtjen e të gjithë
sistemit kompjuterik, informacioneve dhe të dhënave edhe kur
kompjuteri është i fikur.
Karta e zërit, e quajtur edhe “kartë audio” është përgjegjëse për atë që
dëgjoni në bokset e kompjuterit ose në kufje. Zhvillimet teknologjike kanë
bërë që kartat e zërit të nxjerrin tinguj të një cilësie të lartë.
Karta grafike është përgjegjëse për atë çfarë shikoni në ekranin e kompjuterit.
Ajo shërben për të lidhur pajisjet, si monitori ose projektori, me njësinë qendrore.
Provo veten
1. Plotëso saktë fjalitë me fjalët e mëposhtme:
Motherboard, CPU, RAM, Hard Disc Drive.
a) _____________________________ është pjesa përgjegjëse e kompjuterit për mbajtjen e
përkohshme të programeve, të të dhënave dhe informacionit.
b) Pjesa kryesore e kompjuterit që lidh me njëri-tjetrin shumë nga
elementet e tij, quhet ______________________________.
c) _____________________________ quhet ndryshe memoria e përgjithshme e kompjuterit.
d) _____________________________ ose truri i kompjuterit, shërben për përpunimin e të
dhënave.
13