Page 12 - tik-5
P. 12

1

               1.3
               1.3 Pjesët përbërëse të kompjuterit Pjesët përbërëse të kompjuterit





              Nxënësi/ja:

                    dallon pjesët përbërëse të kompjuterit;
                    njihet me karakteristikat e pjesëve të kompjuterit.




                   Siri, në shkollë kemi mësuar                               Truri i kompjuterit
            që kompjuteri ka një ekran (monitor) si ai               quhet ndryshe CPU, dhe është pjesa,
         i televizorit, mausin, tastierën që na ndihmon të           me anë të së cilës kompjuteri kryen
    shkruajmë, si dhe një pjesë që quhet “truri i kompjuterit”.      të gjitha funksionet e tij, komandon
           A mund të më tregosh çfarë bën konkretisht                gjithçka që ndodh në një kompjuter,
                     kjo pjesë e kompjuterit?
                                                                      pak a shumë siç ndodh me trurin e
                                                                            njeriut dhe trupin e tij.







                                                                                 Fjalë kyçe:

                                                                                CPU, motherboard,
                                                                                RAM, HDD, kasa,
                                                                                karta e zërit, karta e
                                                                                videos






           Kompjuteri është një pajisje elektronike, e cila përbëhet nga disa pjesë që e
           ndihmojnë të kryejë funksionet e saj. Përveç pjesëve të dukshme, si: monitori,
           tastiera,  mausi,  kompjuteri përbëhet  edhe nga një tërësi elementesh që
           ndodhen brenda kasës së kompjuterit: Motherboard (skeda mëmë), memoria
           RAM, HDD, karta e zërit, karta e videos etj.

           Kasa e kompjuterit është një kuti metalike ose plastike, që
           përmban pjesët kryesore funksionale të kompjuterit, siç janë:
           Motherboard-i (skeda mëmë), njësia qendrore e përpunimit
           të të dhënave (CPU), bateria. Në pjesën e përparme të kasës
           së kompjuterit gjendet një buton, që shërben për ndezjen

           apo  fikjen  e  tij,  si  dhe  një  apo  disa  fole  për  vendosjen  e
           disqeve optike (CD, DVD). Kasat kanë forma dhe madhësi të
           ndryshme.



         12
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17