Page 7 - tik-5
P. 7

T IK 5




            Numëratori (abaku)

            Mjeti  më  i hershëm  llogaritës  është
            numëratori,  i  quajtur  ndryshe  abak.
            Ai përbëhet  nga  një  kornizë dhe  disa

            boshte,  nëpër  të cilat  rrëshqasin  sferat
            prej  druri  (shih  figurën në krah).  Me anë
            të  këtij  mjeti,  njerëzit  kryenin  veprime  të
            thjeshta matematikore, si: mbledhje, zbritje,
            shumëzim dhe pjesëtim.









                                               Pajisja e Napierit

                                               Në vitin 1616, matematikani skocez Xhon Napier
                                               (John  Napier)  shpiku  një  pajisje  llogaritëse  të
                                               përbërë kryesisht nga shirita prej kocke. Kjo pajisje
                                               u  quajt  “Kockat  e  Napierit”  dhe  përdorej  për

                                               kryerjen  e veprimeve të thjeshta  matematikore,
                                               si dhe për gjetjen e rrënjës katrore të një numri.








            Pajisja llogaritëse “Paskalinë”
                                                                                      A e dini se...
            Pajisja e parë llogaritëse mekanike njihet me emrin                   Blez Paskal ishte 19 vjeç

            “Paskalinë”, për nder të matematikanit francez,                    kur shpiku pajisjen llogaritëse
            Blez Paskal (Blaise Pascal) që e shpiku atë.                          mekanike. Me veprimet
                                                                                matematikore që bënte me
                                                                                 këtë pajisje, ai ndihmonte
                                                                                      të atin, i cili ishte
                                                                                         llogaritar.















                                                                                                            7
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12