Page 5 - tik-5
P. 5
Tematika 1
Bota e kompjuterit
Në këtë tematikë, nxënësit do të njihen me historikun
dhe evoluimin e kompjuterave, me pjesët përbërëse
(procesor, motherboard, karta e zërit dhe e videos
etj.), si dhe me konfigurimin nëpërmjet parametrave të
desktop-it. Ata do të përvetësojnë njohuri për organizimin e
File-ve dhe të Folder-ave, si dhe do të njihen me elementet
e dritares kryesore të një programi kompjuterik, nëpërmjet
disa programeve lehtësisht të përdorshme, si: makina
llogaritëse (Calculator) dhe Windows Media Player.
Në çdo temë mësimore, nxënësit do të jenë në shoqërinë e
këndshme të dy personazheve interesante: Mira dhe Siri.
Përshëndetje!
Përshëndetje,
unë jam Mira. Së bashku me Emri im është Siri.
mikun tim, Siri, do t’ju shoqërojmë
gjatë rrugëtimit tuaj në botën e
kompjuterit.