Page 11 - tik-5
P. 11

T IK 5



            Karakteristikat e kompjuterit

            Më poshtë shpjegohen karakteristikat e kompjuterit.
            Saktësia dhe besueshmëria: Nëse të dhënat

            dhe komandat që hyjnë në kompjuter janë të sakta,                         A e dini se...
            atëherë edhe përfundimi do të jetë i saktë.                             Kompjuteri i parë
                                                                                    elektronik digjital
            Memoria (kujtesa) dhe automatizimi:                                    peshonte 27 000 kg
            Kompjuterat e ditëve të sotme mund të ruajnë në                       dhe zinte një sipërfaqe

            mënyrë automatike një numër të madh të dhënash                              prej 63 m .
                                                                                                  2
            në hapësira shumë të vogla kujtese.

            Aftësia për të punuar pa u lodhur: Përgjithësisht, kompjuteri nuk e
            humbet asnjëherë përqendrimin, nuk “mërzitet” kurrë, punon gjithmonë me
            të njëjtën saktësi.


            Nuk ka aftësi vendimmarrëse: Kompjuteri nuk mund të punojë pa komanda,
            pra nuk është i aftë të marrë vendime.


            Aftësia për të kryer shumë punë njëkohësisht dhe me shpejtësi:
            Kompjuteri mund të kryejë shumë punë njëkohësisht, me saktësi dhe
            shpejtësi.





                   Provo veten



            1.  Plotëso saktë fjalitë me fjalët e mëposhtme:

                inteligjenca artificiale, ENIAC, gjenerata e katërt.

                a) Kompjuteri i parë quhej                              .

                b) Mikroprocesori u përdor për herë të parë në                                    .

                c)                         i përket gjeneratës së pestë të kompjuterave.
            2.  E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?                                                   V    G

                a) Kompjuteri nuk mund të punojë pa komanda.

                b) Kompjuteri mund të kryejë vetëm një lloj pune.

                c) Kompjuteri mund të punojë pa u lodhur për një kohë të gjatë.

                d)    Transistorët u përdorën gjatë gjeneratës
                    së dytë të kompjuterave.




                                                                                                           11
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16