Page 23 - tik-5
P. 23
T IK 5
në një Start menu, butonat e komandave Copy, Paste e shumë të tjera. Sot,
ndërfaqet grafike i gjejmë edhe në pajisjet inteligjente, si smartphone apo
tablet, ku ndërveprimi mes përdoruesit dhe pajisjes realizohet nëpërmjet
zërit apo prekjes (touch-it).
Llojet e dritareve të programeve kompjuterike
Më lart mësuam se file-t, folder-at, programet etj., identifikohen në kompjuter
përmes ikonave përkatëse. Përmbajtja e këtyre programeve, dokumenteve,
dosjeve etj., shfaqet në dritare të caktuara, të cilat, gjithashtu, janë elemente
të ndërfaqes grafike, pra GUI-t. Të gjitha dritaret kanë elemente të ngjashme.
Ato mund të jenë:
a) dritare kryesore programi;
b) dritare njoftimi (message box);
c) dritare dialoguese (dialog box).
Programet e Makinës llogaritëse dhe Windows Media Player
Makina llogaritëse (Calculator) është një program i thjeshtë, që kryen veprime
matematikore, si: mbledhja, zbritja, shumëzimi apo pjesëtimi. Ky program
gjendet në të gjitha pajisjet kompjuterike dhe tabletat apo celularët. Llojet e
makinës llogaritëse janë: standarde, shkencore, për
2 programues etj.
3
Për të hapur këtë program në
kompjuterin tonë, klikojmë
START-> ACCESSORIES ->
CALCULATOR
Veprimet bazë matematikore:
mbledhje (+), zbritje (-),
shumëzim (*), pjesëtim ( ÷ ) etj.
Numrat nga 0 deri në 9.
1
23