Page 26 - tik-5
P. 26

1




            3.  E gjen dot emrin tim?
                a)  Jam figura e vogël në desktop, me të cilën mund të fillosh punën.



                b) Jam një vend ku ruhen dhe organizohen File-t.
                c) Jam një pajisje që shërbej për të luajtur në kompjuter.


            4.  Përgjigjuni pyetjeve mbi situatat e mëposhtme.

                a)  Gjyshi i tregoi Besit për kompjuterat që punonin me tubat e vakumit.
                    Ata ishin shumë të mëdhenj.

                  i.   Cilës gjeneratë të kompjuterave i referohet gjyshi?

                  ii.  Cilës periudhë i përket kjo gjeneratë?

                  iii.  Shkruaj tri kufizime të kësaj gjenerate të kompjuterave.



                b)  Ana u habit, kur dëgjoi se edhe kompjuterat e mëdhenj nuk mund të
                    marrin vendime. Më pas, ajo lexoi për inteligjencën artificiale.
                  i.   Çfarë kupton me inteligjencë artificiale?

                  ii.  Cilës gjeneratë të kompjuterave i përket inteligjenca artificiale?


                  iii.  Shkruaj emrin e një kompjuteri që i përket kësaj gjenerate.



                c)  Në orën e informatikës, mësuesja u shpjegoi nxënësve karakteristikat
                    e kompjuterave. Ajo theksoi se një kompjuter është i aftë të kryejë
                    shumë punë njëkohësisht, si dhe të punojë pa u lodhur.

                    i.   Cilat janë disa nga punët që kryen kompjuteri?


                  ii.  Si mendon, pse nuk lodhet kompjuteri?



                  iii.  Shkruaj një karakteristikë tjetër të kompjuterit.



            Punë praktike
            Në  një  fletë  format  A4  ndërtoni  një  tabelë,  ku  të  paraqitni  gjeneratat  e

            kompjuterave, periudhat përkatëse dhe karakteristikat e secilës prej tyre. Në
            tabelë mund të vendosni edhe fotografi të marra nga interneti.



         26
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31