Page 30 - tik-5
P. 30

2


           Pjesët përbërëse të dritares së programit:

              3                                                        2                              10

                                                                                                       4
              1



              8
                                                                                                       9

              5
                                                                                                       6
              7



              1.   File (shfaq një listë me komandat kryesore që lejojnë, për shembull hapjen
                  e një skedari tjetër, mbylljen e skedarit, ruajtjen e ndryshimeve etj.);
              2.  Title Bar (shiriti i titullit). Këtu shfaqet emri i dokumentit, i shoqëruar nga
                  emri i programit ku po punohet;

              3.  Quick access bar  (shiriti  i  komandave  që  shërbejnë  për  kryerjen  e
                  veprimeve të shpejta);
              4.  Ribbon (shiriti i opsioneve). Secili prej këtyre opsioneve përmban një grup
                  komandash, të cilat përdoren për të kryer disa veprime në Word;

              5.  Ruler (vizorja, e cila përdoret për të ndryshuar gjatësinë dhe gjerësinë e
                  faqes);
              6.  Scroll bar (ashensori i dritares së dokumentit, i cili shërben për të lëvizur
                  faqen nga lart-poshtë ose anasjellas);
              7.  Status bar (shiriti i gjendjes, i cili na jep informacione për numrin e faqeve,
                  numrin e fjalëve dhe për gabimet drejtshkrimore që kemi bërë në tekst);

              8.  Kursori (shenjë e vogël që tregon vendin ku do të shkruajmë);
              9.  Work Area (fleta e punës);

              10. Minimize, Restore Down/Maximize, Close  (grupi i komandave që shër-
                  bejnë për të ndryshuar madhësinë e dokumentit, si dhe për ta mbyllur atë).


                  Provo veten



           1.  Plotëso saktë fjalitë me fjalët: shiriti i titullit, Work Area, Ruler, Close.
               a)                       është hapësira ku mund të shkruajmë një tekst.

               b)                  përdoret për të ndryshuar gjatësinë dhe gjerësinë e faqes.
               c)                       shfaq emrin e dokumentit, të shoqëruar me emrin e
                  programit ku po punohet.

               d) Për të mbyllur dritaren e programit klikojmë komandën                                   .

         30
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35