Page 32 - tik-5
P. 32

2


           Krijimi i një dokumenti në Word

           Sapo hapim programin MS Word, krijohet një dokument, emri i të cilit është
           “Document1”. Nëse gjatë punës në këtë dokument duam të hapim një dokument
           të ri, veprojmë si më poshtë:

           Mënyra e parë
               1.  Klikojmë File.
               2.  Në listën që shfaqet zgjedhim komandën New.
               3.  Më pas klikojmë Blank document.


           Mënyra e dytë
           Shtypim njëkohësisht në tastierë butonat
           CTRL + N.

           Në dokumentin që krijuam, mund të
           shkruajmë çfarëdolloj teksti. Gjithashtu
           mund të zhvendosim ose të kopjojmë
           tekst nga një tjetër file Word i hapur, duke
           përdorur komandat Cut + Paste, ose Copy +

           Paste. Për këto komanda do të mësojmë më
           shumë në një nga temat pasardhëse.


           Ruajtja e dokumentit

           Për të ruajtur dokumentin në kompjuter veprojmë në këtë mënyrë:

           a)  Klikojmë File -> Save As dhe në dritaren që shfaqet, zgjedhim folder-in ku
               do të ruajmë dokumentin.
           b)  Shkruajmë emrin e dokumentit në dritaren dialoguese File Name.
           c)  Klikojmë butonin Save për ta ruajtur dokumentin ose Cancel
               për ta anuluar veprimin.



























         32
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37