Page 24 - tik-5
P. 24
1
Le të shohim programin Windows Media Player, i cili shërben për të dëgjuar
muzikë, për të parë video apo fotografi. Për ta hapur këtë program klikojmë:
START -> ALL PROGRAMS -> Windows Media Player. Në figurë janë paraqitur
dhe shpjeguar shkurtimisht disa nga elementet kryesore të dritares së këtij
programi.
Përmbajtja e programit: këngët,
albumet, videot etj. Butoni i mbylljes
së dritares së
Kategorizimi programit
i File-ve të programit
Shiriti i titullit Butoni i zmadhimit
Ikona e programit
Butoni i zvogëlimit
Butonat e lëvizjes nga
kënga paraardhëse tek ajo Butoni Play (luhet muzikë, Butoni që kontrollon zërin.
pasardhëse shfaqen video etj.)
Provo veten
1. Jep disa shembuj të elementeve që përbëjnë ndërfaqen grafike (GUI) të
përdoruesit në një smartphone ose në një kompjuter.
2. Përmend tri elemente të dritares kryesore të programit Windows Media
Player dhe shpjego për çfarë shërbejnë.
24