Page 48 - tik-5
P. 48

2


           Pamjen e tabelës që ndërtuam nëpërmjet njërit prej opsioneve të përshkruara
           më sipër, mund ta ndryshojmë duke klikuar menynë Design (shih figurën).






















                    Për të zgjedhur ngjyrën që do të                Nëse duam të vizatojmë
                    ketë tabela, klikojmë njërin nga                konturet e tabelës, klikojmë
                    opsionet e grupit Table Styles.                 opsionin Borders.


           Për  të  organizuar  tekstin  brenda  qelizave  të  tabelës  përdorim  komandat  e

           menysë Layout:













              Për të shtuar ose për               Për të bashkuar              Për të përcaktuar
            të fshirë rreshta dhe                apo ndarë qelizat            vendndodhjen (pozicionin)
            kolona, klikojmë njërën              e tabelës, klikojmë          e tekstit, klikojmë njërën
            prej komandave të grupit             njërën nga komandat          nga komandat e grupit
             Rows & Columns.                      e grupit Merge.              Alignment.





                   Provo veten



            Qarko përgjigjen e saktë.
            a)  Cilin nga këto opsione mund të përdorim për të krijuar një tabelë në Word?
                i.  Insert Table   ii.  Draw Table   iii.  Quick Tables   iv.  Të tria

            b)  Për të shtuar një rresht ose kolonë në tabelë klikojmë në menynë:
                i.  Design   ii.  Insert   iii.  Layout
            c)  Cili nga opsionet e mëposhtme ndodhet në menynë Design?
                i.  Table Styles    ii.  Borders   iii.  Të dyja    iv.  Asnjë prej tyre

         48
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53