Page 44 - tik-5
P. 44

2


             Komanda
            e kontrollit
            të tekstit
            nga ana e
            drejtshkrimit.

                                   Fjala e nënvizuar
                                  me ngjyrë të kuqe
                                     është shkruar
                                         gabim.












                                       Sugjerimi i
                                    programit Word
                                   për fjalën e saktë.

           Gjatë kontrollit  për gabime  drejtshkrimore, dritarja dialoguese shfaq çdo
           gabim të gjetur dhe një ose disa sugjerime për fjalën e saktë. Pasi zgjedhim
           fjalën e saktë të sugjeruar nga programi, klikojmë butonin Change për të bërë

           korrigjimin përkatës. Gjatë korrigjimit të fjalës me anë të komandave Spelling
           & Grammar duhet të bëjmë kujdes që fjalia të ketë kuptim.


           Komandat Find and Replace

           Për të gjetur një fjalë, togfjalësh apo fjali në një dokument Word, veprojmë në
           këtë mënyrë:

               1.  Afrojmë kursorin në fillim të tekstit (nga ku do të fillojmë kërkimin) dhe
                   në grupin e komandave Editing, klikojmë komandën Find.
               2.  Në dritaren dialoguese, që shfaqet me emrin Find and Replace,
                   shkruajmë fjalën, togfjalëshin apo fjalinë që kërkojmë në tekst.
               3.  Klikojmë butonin  Find  Next,  me  qëllim që të kontrollohet  i
                   gjithë dokumenti.
               4.  Pas përfundimit të kontrollit, klikojmë butonin OK.









                 fjala që
                 kërkojmë



         44
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49