Page 45 - tik-5
P. 45
T IK 5
Në programin Word, komanda Replace përdoret e kombinuar me komandën
Find. Kur shkruajmë një tekst në gjuhën shqipe, për arsye shpejtësie, nganjëherë
mund të ndodhë që të përdorim germën “w”. Në fund, për ta zëvendësuar “w”
me germën “ë”, veprojmë në këtë mënyrë:
1. Afrojmë kursorin në fillim të tekstit dhe klikojmë Replace
në grupin e komandave Editing.
2. Në dritaren dialoguese shkruajmë “w” te Find what dhe
germën “ë” te Replace with.
2. Klikojmë butonin Find Next për të kërkuar në të gjithë dokumentin.
3. Klikojmë Replace për të zëvendësuar një “w” me “ë” ose Replace All,
për të zëvendësuar të gjitha “w”.
Në tastierë, germat ë, Ë, ç dhe Ç, zakonisht mungojnë. Për të mësuar si shkruhen
këto germa në kompjuter, shohim tabelën e mëposhtme.
Germa Shkrimi i saj me anë të tastierës
ë ALT + 137
Ë ALT + 0203
ç ALT + 135
Ç ALT + 128
Provo veten
1. Ku gjenden komandat Spelling & Grammar në programin Word?
2. Cilët janë hapat që ndjekim për të gjetur një fjalë, togfjalësh apo fjali në
një dokument Word?
45