Page 101 - abetare
P. 101
Para leximit
DETYRAT E NGJYROSURA N g j y r a t
Tiku ka hapur librat.
– Çfarë po bën? – e pyet Marta, motra e tij e vogël.
– Po bëj detyrat, – i përgjigjet Tiku.
– Pse të zeza janë detyrat? – vazhdon
ta pyesë Marta.
– Këto vijat e zeza janë shkronja, – i përgjigjet ai.
– Pse, nuk shkruhen me ngjyra shkronjat? – vazhdon
ta pyesë motra.
Tiku buzëqeshi dhe vazhdoi të shkruante.
Marta, e pakënaqur, largohet nga i vëllai.
Pas pak, Marta thërret Tikun:
– Tiku, të kërkon mami në kuzhinë.
Kur u kthye, ç’të shikonte...
Fletorja ishte mbushur me shkarravina të bëra
me lapsa me ngjyra.
– Unë i zbukurova detyrat e tua, – i tha Marta, –
i bëra ngjyra-ngjyra.
UNË LEXOJ DHE KUPTOJ.
Lexo treJimin. Nënvizo me laps të kuq veprimet
që bën Marta dhe me laps blu veprimet që bën Tiku.
Gjej në tekst pyetjet që bën Marta. UNË SHKRUAJ.
Gjej në tekst përJjiJjet që jep Tiku.
Shkruaj nJa teksti fjalitë që pyesin.
Marta është? e voJël mistrece
Tiku është? nxënës shkrues
Gjej në tekst fjalitë që mbarojnë me
pikëpyetje (?) dhe pikëçuditje (!).
101