Page 106 - abetare
P. 106
Para leximit
b c
a
Profesionet
NË ZYRËN E BABIT
Për Dorinën sot është një ditë e veçantë. Do të shkojë për vizitë në zyrën e babit.
Është shumë e emocionuar, prandaj gjatë rrugës shtrëngon fort dorën e babit.
Babi i saj është ekonomist.
Në zyrë është qetësi e madhe. Dëgjohet herë pas here zilja e telefonit dhe gishtat e
babit që lëvizin mbi tastierën e kompjuterit.
Tavolina e babit është e mbushur plot me shkresa.
Një bllok i madh, ku babi shënon punët e ditës, duket se po ia merr frymën.
Vetëm ta shikosh atë sa i tensionuar është.
Nga njëra anë shkruan me kompjuter, nga ana tjetër rregullon disa shkresa në
dosje. Herë pas here merr edhe telefonin në dorë. Ai bie pa pushim.
Sot Dorina po njeh një baba ndryshe: serioz, punëtor.
Kur Dorina u kthye në shtëpi, i tha mamit:
Fjalorth
F
– O ma, sa shumë punë ka babi në zyrë!
tastierë - pajisje e
Sot e kam njohur babin ndryshe, ndaj e dua
kompjuterit ku janë vendosur
edhe më shumë.
shkronjat, numrat e komanda
– A do të bëhem edhe unë një ditë si babi? të tjera, me anën e të cilave
shkruajmë dhe punojmë.
UNË LEXOJ DHE SHKRUAJ. shkresa - dokumente.
Lexo treJimin dhe nënvizo fjalët që të
duken më të rëndësishme në këtë pjesë.
Ku shkoi Dorina?
BASHKËBISEDOJMË.
Pse shkoi në zyrën e babit?
Çfarë pune bënte babi i Dorinës? Të njohim prindërit tanë.
Pse thotë Dorina: “Që sot e kam njohur
Çfarë pune bën mami ose babi yt?
babin ndryshe”?
Të pëlqen puna që bën babi ose mami yt?
Shkruaj disa emra profesionesh.
106
106