Page 92 - abetare
P. 92

X x                                                  XIXËLLONJA







































                                             Xixa-xixa si shkëndija,

                                             terri tokën kur mbulon,

                                             me fener në shpinën ndezur,


                                             xixëllonja xixëllon.


                                             Sa gëzohen vogëlushët,


                                             pas xixëllonjës vrapojnë,

                                             ndonjërën prej tyre kapin,

                                             për në shtëpi nxitojnë.


                  Pyetje

           Si duken xixëllonjat në verë?

           A ke kapur ndonjëherë xixëllonja?


                    Xixëllonjat duken të bukura, sepse:


                      kanë dritë të veçantë.                            vijnë tufa-tufa.


          92          duken si xixa të vogla.                           ngjajnë me yjet.
          92
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97